15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Nis punimet Forumi Ekonomik Botëror, për herë të parë online

Forumi Ekonomik Botëror nisi punimet, ku udhëheqësit politikë dhe udhëheqësit e korporatave do të shkëmbejnë pikëpamje në internet për herë të parë në këtë format, në vend të takimit të tyre vjetor në vendpushimin malor zviceran të Davosit.

Organizatorët duan që 2,000 të pranishmit të diskutojnë se si qeveritë dhe bizneset mund ta çojnë botën nga kriza aktuale e pandemisë dhe në një të ardhme ku pasuria ndahet në mënyrë më të drejtë dhe mjedisi të mbrohet më mirë.

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres janë folësit kryesor në ditën e hapjes së ngjarjes e cila duhej të riorganizohej për shkak të pandemisë COVID-19.

Do të ketë pjesëmarrje edhe të liderëve politikë nga Gjermania, Franca, India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut.

Megjithëse presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden nuk është midis folësve të këtij viti, administrata e tij përfaqësohet nga këshilltari i tij kryesor mjekësor Anthony Fauci dhe i dërguari i SHBA për klimën, John Kerry.

Përveç ngjarjes në internet, Forumi Ekonomik Botëror planifikon të mbajë një samit fizik të politikanëve dhe drejtuesve të lartë të biznesit në fund të majit në Singapor.

Related posts

Ministri Hoxha mori pjesë në konferencën “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Fillon zbatimi i Kodit të ri për menaxhim koorporues të shoqatave të listuara në Bursë

Admin

Një e treta e rrjetit të Telekomit gati për 5G

Admin

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen prej 47 milionë euro për reformimin e ndihmave sociale

Admin

Ligjëratë “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Zaev siguron: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com