13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Nis ‘Love Story 2’, Alketa thumbon ‘Për’puthen’: Nuk do të ketë skenar

Sot startoi reality-show “Love Story 2” në televizionin Klan.

Ky sezon sjell ndryshim në formulë dhe risi të tjera, por Alketa u ndal dhe te një fakt i rëndësishëm: ai i një emisioni pa skenar.

Sigurisht kjo nuk është veçse thumbim ndaj ‘Për’puthen’, i cili e kthehu në trend fjalën ‘skenar’.

“Dua t’u tregoj një histori të shkurtër, me Vera Grabockën, të pa ndara prej 19 vitesh në botën e televizionit, menduam të të propozonim një program dashurie, të jepnim mundësinë të rinjve që të njiheshin dhe të komunikonin pa komplekse. Deri në finalen e këtij spektakli ky është misioni jonë. Urojmë që këtë vit pas përfundimit të këtij spektakli të kemi atë që quhet romanca dixhitale, të vijojë njohja.

Kemi bërë disa ndryshime këtë vit në formulë dhe ende nuk e kemi zbuluar në mediat dhe portale, kështu që përfitoj në këtë rast. Duke falenderuar kastin e vitit të shkuar, që guxuan dhe erdhën në vitin e parë. Sot ju prezantoj jo vetëm djalin e Robert Aliajt që do të jetë në fron, por 4. Kemi zgjedhur 4 të rinj. Kris vjen nga Belgjika, djalit tjetër vjen nga Gjermania, Kemi dhe dy vajza me mendje plot.

Risia tjetër e këtij spektakli, duke shpresuar që të sjellim një nivel në mënyrë si të komunikojnë të rinjtë shqiptar, e kemi të rëndësishme këtë dhe nuk duam fare të devijojmë. Duke filluar nga nesër do të jetë dhe Eni Shehu çdo ditë me Love Story Talk nga ora 4 e pasdites deri në orën 5, jam e sigurt që do ju mbërthejnë çdo pasdite.

Një tjetër moment i rëndësishëm i këtij spektakli është se ju doni një spektakël pa skenar, kështu do ë jetë Love Story, nuk do të ketë skenar dhe do të lihet dashuria që të rrjedh natyrshëm si një përrallë”, tha Alketa Vejsiu në hapje të programit.

Related posts

Dukesha Kate Middleton mahnit me dukjen elegante, ndërsa u shfaq me një fustan të ricikluar në eventin e bamirësisë

admin

‘Graniti ka lidhje jashtë’, Arditi plas bombën: Nuk mund t’ja thoja Fifit

admin

Sarah Jessica Parker flet rreth flokëve të thinjura: Pse kjo nuk diskutohet kurrë te një mashkull?

admin