2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Nigeri, 2 persona të vrarë në operacionin për të shpëtuar studentët e rrëmbyer

Në shtetin Kaduna në Nigeri 2 persona të armatosur u neutralizuan në operacionin për të shpëtuar 39 studentë të rrëmbyer më 12 mars.

Komisioneri Shtetëror i Sigurisë dhe Punëve të Brendshme të Kaduna-s, Samuel Aruwan, në një deklaratë tha se ushtria kreu një operacion për të shpëtuar 39 studentë të rrëmbyer në Kolegjin Federal të Mekanizimit të Pylltarisë në rrethin Mando të shtetit.

Duke deklaruar se 2 persona të armatosur u neutralizuan në operacion, Aruwan tha se gjithashtu u sekuestruan armët dhe municionet e rëndësishme që u përkisnin këtyre njerëzve.

Aruwan deklaroi se operacionet e shpëtimit janë në proces për të gjetur 23 vajza dhe 16 djem që ishin rrëmbyer më herët.

180 persona u shpëtuan më herët

Nga 210 personat e rrëmbyer në sulmin e armatosur ndaj Kolegjit Federal të Mekanizimit të Pyjeve më 12 mars, u shpëtuan 180 persona duke përfshirë 42 vajza dhe 8 mësuese.

Vitin e kaluar në shtetin Kaduna, 937 njerëz humbën jetën dhe 1.972 tjerë u rrëmbyen në sulmet e kryera nga persona të armatosur.

Në Nigeri që nga janari studentët janë rrëmbyer 3 herë nga shkollat ​dhe arsimi u pezullua në disa shtete për shkak të sulmeve që synonin shkollat./AA/

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com