22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Sport

Nga Kosova, shkëlqeu në Spanjë, ndërsa tani bën hapin gjigant për në Amerikë – Astera Tuhina transferohet te Washington State Cougars

Pas eksperiencës brilante në Spanjë, Astera Tuhina ka bërë një hap edhe më gjigant në karrierën e saj në basketboll.

Kryetrajnerja e ekipit të femrave të Washington State Cougars, Kamie Ethridge ka njoftuar për transferimin me reprezentuesen e Kosovës.

Basketbollistja e gjatë 188 centimetra që i është bashkuar ekipit të femrave nga Amerika, “Palouse”, derisa do të jetë pjesë e tyre zyrtarisht nga fillimi i sezonit 2022-23.

Tuhina arriti të bije në sy të Washington State Cougars me paraqitjet e saj në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla 2021 në Qipro dhe ndihmoi Kosovën të fitojë medaljen e bronztë në këtë ngjarje.

“Jam e emocionuar të njoftoj për një tjetër prurje në klasën tonë të rekrutimit 2022, Astera Tuhina”, u shpreh Ethridge. “Babai i Asterës, Astrit Tuhina, ka qenë një pjesë integrale në rritjen e basketbollit të të rinjve në Kosovë.  Si fëmijë, ajo ka zhvilluar instinktet që nuk mund të mësohen. Ajo zgjodhi të largohej nga vendlindja në moshën 13 vjeçe për të ndjekur mundësi më të mira basketbolli në Spanjë. Astera ka cilësi speciale që duam në programin tonë. Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe një përpjekje të pamëshirshme për të bërë gjithçka që duhet që ekipi i saj të ketë sukses. Ajo ka një mentalitet pasues, megjithatë, ajo është një lojtare e talentuar sulmuese.  Ajo mund të gjuajë për treshe dhe është shumë kreative në lëvizjet e saj drejt koshit. Energjia me të cilën luan Astera është drithëruese dhe tifozët tanë do ta pëlqejnë mënyrën e saj të të luajturit. Jemi të emocionuar që kemi fituar besimin e Asterës dhe familjes së saj. Ajo do të jetë një përforcim i shkëlqyer për familjen tonë Coug”.

Për më tepër, Tuhina ishte gjithashtu anëtare e Përfaqësueses U-20 të Kosovës në evenimentin e FIBA ​​U-20 për “Women’s European Challengers 2021” në Shkup.

Basketbollsitja shpërtheu në këtë eveniment që u mbajt në Maqedoninë e Veriut, pasi ajo shënoi mesatarisht 7.7 pikë, 7.3 asistime dhe 6.3 kërcime në tre ndeshje. Tuhina dha gjashtë ose më shumë asistime në të tre ndeshjet. Ajo shënoi 10 pikë personale dhe dha nëntë asistime në një fitore ndaj Rumanisë, ndërsa realizoi edhe dhjetë pikë kundër Sllovakisë.

Në moshën vetëm 16-vjeçare, Tuhina bëri debutimin e saj në Ligën Elite të Basketbollit spanjoll me Deportivo Promete. Tuhina ishte lojtarja e tyre më e re në listë, por megjithatë arriti të depërtojë suksesshëm në ligën më të mirë të basketbollit të femrave në Spanjë.

Tuhina bëhet transferimi i katërt për Washington State, pasi asaj i bashkohen edhe Krya Gardner, Lauren Glazier dhe Kaia Woods.

Related posts

Zyrtare: Arlind Ajeti lojtar i ri i Padovas

admin

“Fitore e çmendur, por duhet të përmirësohemi”, Conte flet pas triumfit në debutimin me Tottenhamin

admin

Eriksen ‘tundohet’ me rikthimin te Ajax

admin