20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Kovid-19 Rajoni

Nga 546 rastet e reja me coronavirus, 286 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirsi kanë humbur jetën nëntë persona, kurse janë regjistruar 546 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), njofton se kanë bërë 1 mijë e 626 testime, prej ku kanë rezultuar 546 raste pozitive, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 286 raste.

Pastaj, në komunën e Gjakovës 37 raste.

Komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste.

Komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste.

Komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste.

Komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste.

Komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.

IKSHPK njofton se raste aktive janë 5 mijë e 2, teksa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Related posts

Ideja e shkëmbimit të territoreve, e ka dëmtuar rolin e BE si ndërmjetëse në konfliktin Kosovë-Serbi

admin

Bërnabiq: Serbia fuqimisht i përkrah fqinjët për anëtarësim në BE, dëshiron përshpejtim të intergrimeve evropiane

admin

QKRMT: Në SHKK mungon trajtimi i të dënuarve në baza individuale për riintegrimin e tyre pas lirimit

admin