14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Nga 181 shoferë të sanksionuar në Shkup, 39 në gjendje të dehur

Shkup, 17 janar – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 181 masa, ndër të cilat 39 sanksione për drejtim të automjetet më shumë se shpejtësia e lejuar, informuan sot nga MPB-ja.

Janë shqiptuar 28 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 39 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tetë për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 10 masa për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për mos dhënie të përparësisë ndaj këmbësorëve.

“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, shtohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Zjarr në një depo në kompaninë e Kumanovës, një person e ka humbur jetën

admin

Tri raste të dhunës në familje në 24 orë 

admin

Aksion i policisë në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan, gjashtë të arrestuar konfiskohen 45 kg drogë

admin