1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Nesër pritet të nisin bisedimet BE-Turqi

Ditën e nesërme (6 prill 2021), Presidentët e institucioneve evropiane do të vënë në dukje kushtet e Bashkimit Europian për t’i hapur rrugë rifillimit gradual të marrëdhënieve ekonomike me Turqinë. Po ashtu, nesër, pritet të diskutohet edhe për mbështetjen e refugjatëve që kanë shkuar në Turqi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të udhëtojnë drejtë Ankarsë, për t’u takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi migracionin dhe tregtinë. Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i një vendi anëtar në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja.Bisedimet në Ankara do të jenë një moment shumë i rëndësishëm politik, por nuk bëhet fjalë për negociata, sqaron Brukseli.

“Shumë po presin të shohin se çfarë do të thonë Charles Michel dhe Ursula von der Layen në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Ata duhet të thonë gjëra, siç bëri Josep Borrell në Moskë. Nuk bëhet fjalë të dukesh i sjellshëm. Do të jetë e vështirë”, analizon diplomati evropian.

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com