22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Nesër dorëzojmë 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”/ Berisha: Ftoj Ramën në debat televiziv do t’i numëroj të gjitha mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nesër do të dorëzohen 4.200 firma për mbledhjen e Kuvendit kombëtar.

Në “foltoren” e qytetit të Pogradecit, ai tha se në kuvendin e 11 dhjetorit do të jenë të pranishëm 10 mijë anëtarë më shumë se firmat e mbledhura.

Sakaq, Berisha ftoi Ramën në debat televiziv, duke shtuar se aty do ia numërojë të gjitha mëkatet që i ka bërë shqiptarëve.

“Edvin je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. Me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe atdheut atdhe. Të gjithë ato që konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar. Para se të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv, të tregoj dhe t’i numëroj të gjitha mëkatet e këtyre 8 viteve dhe mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur.

Nesër dorëzohen 4.200 firma të Kuvendit Kombëtar, i them kryetarit pa parti, përkulu para firmave të anëtarëve të PD, se 4.200 kanë firmosur, do të vijnë në atë kuvend 10 mijë të tjerë. Do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj. Do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit. Rroftë PD, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Related posts

Takimi i parë zyrtar, ambasadorja e SHBA Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

admin

Zhduket një 15-vjeçare në Delvinë

admin

Lamallari: 1179 policë përfitojnë rritje page, operacioni ‘Bregdeti Ynë’ do vijojë pa afat

admin