18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Nesër ditë zie në Bullgari

Sofje, 23 nëntor – Sipas mediave bullgare, 24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur zv. kryeministri Galab Donev në Varna.

Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive – zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.

Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.

“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Donev.

Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.

Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar.

Related posts

Kontesti me Bullgarinë sërish temë e debateve në këshillin ministror në BE

admin

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të lehtë

admin

Është ndjerë tërmet në Kërçovë dhe rrethinë

admin