33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Rajoni

Nënshkruhet bashkëpunimi Maqedoni – Serbi – Shqipëri, ja dobitë për qytetarët e tre vendeve

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të ndihmohen mes vete në menaxhimin kundër Covid 19, informon Zhurnal.

Siç kanë bërë të ditur nga Qeveria, këto tre shtete do të punojnë së bashku për të siguruar vaksina për Covid, dhe do të ndihmohen mes vete nëse ndonjëra prej shteteve mbingarkohet në sistemin shëndetësor.

Gjithashtu, është darkorduar se nëse cili do qytetar mes këtyre tre shteteve infektohet në shtet tjetër, ai shtet obligohet për t’ia mbuluar të gjitha harxhimet spitalore dhe për kurim dhe i njejti nuk ka nevojë të paguajë asgjë nga xhepi i i tij. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i Maqedonisë së Veriut infektohet në Shqipëri apo Serbi, këto dy shtete janë të obliguara të mbulojnë harxhimet për kurim atij personi. E njejta gjë vlenë edhe për vendin tonë për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, shtetasit e këtyre tre vendeve do të mund të udhëtojnë te njëra tjetra pa pasur nevojë për PCR test negativ.//Dailynews

Related posts

Mbi 20 mijë raste aktive me Covid-19, në spitale ka shtetër të lirë

admin

Këshilli i Ambasadorëve: Nuk mund të lejohet që ambasadori i RMV-së të ketë edhe shtetësi të një vendi tjetër

admin

Ekspertët: Me uljen e taksave gjyqësore, qytetarët më afër drejtësisë

admin