24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Bota

Në Zvicër bie numri i infeksioneve nga Covid-19

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 5.980 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit.

Kjo e bën mesataren e 7 ditëve në 7290 që është 9 për qind më pak se në javën e kaluar.

Trendi, ndonëse është në rënie, është ende në një nivel shumë të lartë.

Shkalla mesatare në 7 ditët e fundit, e rasteve të rezultuara pozitive aktualisht është 26.5 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 26 teste ishin pozitive.

Numri i testeve të bëra, në një mesatare 7-ditore është 29,626 teste në ditë, që është 5 për qind më pak se javën e kaluar.

BAG raporton 107 vd ekje të reja nga Covid-19. Numri i rasteve të vd ekjes është dukshëm më i lartë se ai i regjistruar deri më tash (72).

Ndërkohë, të gjitha kantonet së bashku raportojnë 3769 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Related posts

Gazi rus shkon në drejtimin e kundërt

admin

Mbi 1.5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

admin

Vaksina kineze kundër COVID-19 e “CanSino” miratohet për përdorim emergjent në Hungari

admin