19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Në vend bashkimit “ASH-AAA” në një subjekt, rrezik drejtë shkatërrimit !?

Partitë e koalicionit “Tash është koha” të cilët garuan së bashku në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe fituan 12 deputet, prap edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojnë së bashku. Këtë e paralajmëruan zyrtarët e dy partive, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi. Por, Taravari paralajmëron se pas zgjedhjeve lokale, ASh do t’i propozojë Alternativës që të bashkohen në një subjekt politik.

Kam dyshime se një gjë e tillë mund të ndodhë pa tronditje të brendshme në të dyja partitë. Sepse, në të dyja strukturat ka individ dhe eksponent partiak të cilët më të afërt e ndjejnë Ankaranë se sa Brukselin dhe Uashingtonin dhe e kundërta, thotë analisti politik Faton Aliti.

“Nëse kemi parasysh faktin se këto struktura partiake kanë mangësi në shtrirje dhe plotësojnë njëra tjetrën atëherë është e pritshme të kenë rezultat më të mirë por jo domosdoshmërisht, sepse, mund të ndodhë që pakënaqësitë eventuale nga pozicionimi i eksponentëve partiak në strukturën e re eventuale të dëmtojnë më shumë se sa përfitimet që mund të sjell shkrirja. Sidoqoftë, duke patur parasysh rejtingun momental të partive politike i cili nuk është me ndonjë dallim të theksuar, suksesi në zgjedhjet lokale është shumë i vështirë pa ndonjë marrëveshje me partitë më të mëdha politike maqedonase, të paktën në raundin e dytë. Po pse jo edhe koalicion parazgjedhor nëse paraprakisht definohen dhe publikohen mareveshjet e tilla”, ka deklaruar për Zhurnal, Faton Aliti, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik Zudi Xhelili për Zhurnal thekson se vite me radhë në skenën politike në RMV, kanë vepruar më tepër parti shqiptare, në momente të caktuara numri i tyre ka qenë me i madh sa që duhet. Sipas tij tregu politik shqiptar në RMV, nuk ka kapacitete për 5 apo më teper parti politike.

Ai thotë se forca politike e ASH dhe AAA është reale pa marrë parasysh formën e organizimit.

“Disa parti më të vogla kanë qenë sajesa të dyshimta, kanë sherbyer për qëllime të caktuara në dobi të ndonjë faktori më të madh politik. Por nga zgjedhjet e fundit skena politike shqiptare në RMV është duke u organizuar siç duhet, ashtuqë partitë më të vogla nuk paten rezultate fare, ndërsa dy parti më të organizuara ASH dhe AAA formuan bllokun politik opozitar qe dha rezultate të shkelqyeshme, duke i fituar 12 deputet në zgjedhjet parlamentare të 15 korikut. Ky rezultat, menyra e sinqertë e bashkpunimit mes ketyre dy subjekteve është një pasqyre reale se këta dy parti përputhen plotsishtë në veprimtarinë e tyre. Pra, ky bashkpunim duhet të vazhdoj në të ardhmen pa mar parasyshe formen e organizimit, qoftë si partner besnik, qoftë si një subjekt. Pra,më rendësi është se forca e tyre është reale, premtuese dhe se duhet te menaxhohet me mençuri”, ka deklaruar për Zhurnal, Zudi Xhelili, analist.

Related posts

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

NEFAIL EMINI

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More