33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Në Universitetin në Tetovë u mbajt panel diskutimi në temë “Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi”

Tetovë, 16 korrik – Fakulteti për Shkenca Mjekësore pranë Universitetit në Tetovë organizoi panel diskutim në temë “Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi”. Panelistë ishin dekani i Fakultetit Nevzat Elezi, udhëheqësi i Qendrës për Kovid Gzim Nuredini, udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike Ahmed Qazimi, profesoresha Rezarta Elezi  dhe studenti Diturim Xheladini.

“Vendosja e pikave të vaksinimit në fshatrat malore dhe rurale është një drejtim shumë i mirë për vaksinim masiv të popullsisë. Duhet të sensibilizohet popullata përmes mediave dhe tribunave të ndryshme të ngjashme dhe përmes vaksinimit që të arrihet imunitet kolektiv”, theksoi Elezi.

Edhe panelistët e tjerë e theksuan nevojën e imunizimit masiv si mënyrë për tejkalim të pandemisë, me ç’rast u theksuan përfitimet dhe rreziqet e mundshme që mund të sjellë vaksinimi. Pjesë e diskutimit ishin edhe studentët e Fakultetit Mjekësor.

Related posts

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

Admin

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 45 minuta

Admin

Promovimi i aktiviteteve verore në natyrë në Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit”

Admin

Taksë për ruajtjen e bletëve në Maqedoni

Admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Admin

Në Vranjë janë vaksinuar 12 mijë shtetas të Maqedonisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More