22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi

Në tremujorin e tretë janë transportuar 9,7 milionë udhëtarë, rritje te transporti ndërurban dhe ndërkombëtar

Shkup, 19 nëntor – Numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar me transport rrugor në tremujorin e tretë të vitit 2021, është 9 711 mijë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogëluar për 1.2 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është rritur për 0.3 për qind, në transportin ndërmjet qyteteve për 12.3 për qind, në transportin ndërkombëtarë për 296.0 për qind, ndërsa në transportin periferik është vërejtur rënie për 6.6 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, numri i përgjithshëm i kilometrave të udhëtarëve në transportin rrugor është rritur për 79 për qind. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është zvogëluar për 15.9 për qind, ndërsa rritje është vërejtur në transportin periferik për 15.8 për qind, në atë ndërmjet qyteteve për 26.3 për qind ndërsa në transportin ndërkombëtarë për 313.4 për qind.

Related posts

“Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

admin

Për hekurudhën drejt Bullgarisë për vitin 2021 janë projektuar 1.8 miliardë denarë

admin

Telekomi i Maqedonisë i ka rritur të ardhurat nga shitja për 5,7 për qind

admin