27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Në tre komuna të Shkupit, rastet aktive janë mbi 1000 të infektuar

Aerodromi, Gazi Baba dhe Karposhi janë tre komunat të cilat për momentin kanë mbi 1000 raste aktive me korona virus, informon Zhurnal.

Në Aerodrom janë të infektuar 1205 persona, më pas vijon Gazi Baba me 1066 dhe Karposhi me 1032. Pak më pak se 1000 ka në Qendër dhe Kisella Vodë, 982 dhe 964 raste.

Në Gjorçe Petrov ka 639 të infektuar aktiv, në Çair 458, Butel 400, Ilinden 192, Shuto Orizare 132, ndërsa në komunat tjera numrat janë dyshifrore.

Për momentin në Shkup ka 7756 raste aktive, pasi dje u regjistruan 500 raste të reja.

Numri i përgjithshëm në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i pandemisë është 43835, i të shëruarve 25782, i të vdekurve 1238, i rasteve aktive 16815.//Zhurnal.mk

Related posts

Zaharieva: Negociatat mund të fillojnë edhe 5 ditë para zgjedhjeve nëse arrihet marrëveshje

admin

Lajçak i shkruan Hotit: Lëre Vuçiqin të lëviz në Kosovë

admin

Qeveria e Kosovës miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vit

admin