30 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Në Sofje sot mbahet Samiti për Ballkanin perëndimor, kryesojnë Shkupi dhe Sofja

Sot në Sofje do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin këtë vit nikoqir janë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Delegacionin e Maqedonisë do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, zv.kryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Samiti, i cili do të mbahet përmes video konferencës për shkak të pandemisë me Covid-19, do të kryesohet nga kryeministrat Zaev dhe Borissov dhe do të drejtohet nga kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel, me iniciativën e së cilës Procesi i Berlinit u iniciua dhe zbatohet.

Në seancën plenare të Samitit të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit pritet të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zv.presidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell dhe Komisioneri i BE për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në samit pritet të miratohet plani katër-vjeçar i veprimit për tregun e përbashkët rajonal, për të cilin krerët e shteteve dhe Qeverive do të nënshkruajnë një deklaratë.

Si logjistikë e këtyre dokumenteve strategjike, Samiti i Sofjes do të miratojë një numër memorandumesh dhe protokollesh, të tilla si Memorandumi i standardeve të përbashkëta rajonale mbi marrëveshjet ndërkombëtare të investimeve dhe protokolli mbi hyrjen e hapur në infrastrukturat kërkimore të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

BE planifikon krijimin e një institucioni për pandeminë

admin

Çfarë qëndron pas përplasjes publike midis Serbisë dhe Malit të Zi?

admin

Legalizimi i marihuanës! Spasovski: Duhet parë se çka fitojmë dhe çka humbim

admin