14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Në Shkup 192 shoferë të sanksionuar, 37 për vozitje të shpejtë

Shkup, 14 janar – Gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksionit të përforcuar kontrollues në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 192 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 37 sanksione.

Nga MPB informojnë se 17 sanksione janë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar 20 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 64 për parkim të parregullt”, njoftuan nga MPB.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, paralajmërojnë nga MPB dhe bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion.

Related posts

Skema korruptive miliona lekë për lokalin brenda burgut, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg ish-drejtori i ‘313’-ës. 4 vite heqje lirie për përgjegjësin e sektorit

admin

Gjendet trupi i pa jetë i një femre në liqenin e Badovcit

admin

Arrestohet një person i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjysmë

admin