22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Në Shkup 148 vozitës të sanksionuar, 33 për vozitje të shpejtë

Shkup, 17 nëntor – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 148 masa, në mesin e të cilëve për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 33 sanksione.

Nga MPB informojnë se nëntë masa janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, katër masa për kalim të veturave në semafor të kuq, 57 masa për kundërvajtje të cilat iu kushtojnë këmbësorëve, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 26 masa për parkim jo të rregullt.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

admin

Sanksionohen 107 shoferë në Shkup

admin

Shkup: 76 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

admin