14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Në Shkup 138 kundërvajtje rrugore, 21 për vozitje të shpejtë

Shkup, 19 janar – Gjithsej 138 masa janë shqiptuar gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të veprimit në komunikacion.

Për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 21 sanksione, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 16 kundërvajtje që për këmbësorë.

“Janë shqiptuar shtatë masa për përdorimin e celularit, pesë sanksione për reshtim të parregullt të automjeteve, shtatë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër sanksione për kalim në dritën e kuqe të semaforit, 45 për parkim të paligjshëm”, informojnë sot nga MPB-ja.

Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Related posts

Pesë të arrestuar për dhunë në familje brenda 24 orëve në Kosovë

admin

216 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

admin

Në një aheng familjar në Dumnicë të Vushtrrisë sekuestrohet një armë

admin