20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Në rrethinën e Dibrës është gjetur marihuanë me vlerë prej mbi 500.000 euro

Shkup, 18 nëntor – Dhjetë paketime më të mëdha në qese janë zbuluar sot në ora 01:05 minuta në Fushat e Banishtit, në afërsi të linjës kufitare me Republikën e Shqipërisë, në afërsi të fshatit Ame në Dibër.

Nga MPB informuan se marihuana është gjetur nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare “Bllato”, Qendra rajonale Perëndim.

“Është kryer ekspertizë dhe u konstatua se në paketimet ka marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 200 kilogramë, me vlerë mbi 500.000 euro. Për ngjarjen u informua Prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, do të ngritet padi adekuate”, sqarojnë nga MPB.

Related posts

Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

admin

U mori 7500 euro kinse do tu rregullonte vizat e punës për në Suedi, arrestohet e dyshuara nga Mitrovica

admin

Lipjan, burri raporton se i është zhdukur gruaja

admin