33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Në Poloni shpërthen bomba me 2400 kg eksploziv

Bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer nën ujë në Poloni gjatë përpjekjes për t’a deaktivizuar atë, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Më shumë se 750 njerëz janë evakuuar nga zona përreth kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie, aty ku bomba e quajtur “Tallboy” e përdorur nga Forca Ajrore e Britanisë ishte gjetur.

Kjo bomë, ka peshuar afër 5,400 kg, përfshirë 2,400 kg eksplozivë.

Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, derisa këtë e ka konfirmuar zëdhënësi nga mbrojtja bregdetare, Grzegorz Lewandowski.

“Të gjithë zhytësit kanë qenë jashtë zonës së rrezikut”, ka thënë ai.

Në Swinoujscie, po ashtu nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme në infrastrukturë

Related posts

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

Admin

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Admin

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

Admin

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Admin

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More