22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i grupit të vendeve më të industrializuara, i njohur si G7.

Samiti është i pari që mbahet ballë për ballë prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, pranverën e vitit të kaluar.

Është paralajmëruar se liderët e grupit do të zotohen për shpërndarjen e një miliard vaksinave kundër koronavirusit.

Përveç pandemisë, në agjendë do të jenë edhe ndryshimet klimatike dhe tregtia.

Samiti do të zgjasë deri të dielën, më 13 qershor.Ai mbledh së bashku udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Japonisë në pushimoren Karbis Bej, në jugperëndim të Anglisë.

Rusia ka qenë po ashtu pjesë e grupit nga viti 1998, por është përjashtuar në vitin 2014, pas aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Kina nuk ka qenë kurrë anëtare, pavarësisht ekonomisë së saj të madhe dhe popullsisë më të madhe në botë.

Përfaqësues nga Bashkimi Evropian janë zakonisht të pranishëm në samitet e G7-ës, ndërsa India, Koreja e Jugut dhe Australia janë ftuar gjithashtu këtë vit. /REL

Related posts

Forumi ekonomik: Lidhshmëria infrastrukturore kyçe për zhvillimin e rajonit, përveç vullnetit politik

Admin

Forumi ekonomik/ Një ekonomi – zero dogana, 100 për qind tregti të lirë dhe zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve

Admin

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Admin

Ministri Hoxha njofton për projektin e radhës të përfunduar me sukses

Admin

Ulet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

Admin

Azeski: Zaevi, Rama dhe Vuçiqi treguan liderizëm politik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More