22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Në Kuvend tryezë e rrumbullakët për njohje juridike të gjinisë

Shkup, 17 nëntor – Tryezë e rrumbullakët për njohje juridike të gjinisë në Maqedoninë e Veriut sot do të mbahet në Grupin parlamentar interpartiak për të drejtat e personave LGBT në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tryeza e rrumbullakët është pjesë e kontrollit tematik të Rekomandimit (2010)5 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës deri te vendet anëtare për masat për luftë kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual ose identitetit gjinor, ndërsa në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

Fjalime hyrëse në tryezën e rrumbullakët do të kenë Maja Moraçanin, koordinatore e IPPG për të drejtat e personave LGBT, Eleni Ceceku, përfaqësuese e Këshillit të Evropës dhe Svetllana Cvetkovska, udhëheqëse e Sektorit për Mundësi të Barabarta në MPPS dhe personi për kontakt i Rrjetit Evropian të përfaqësuesve qeveritarë për çështjet LGBT. Pastaj ekspertë do të japin kontroll të përgjithshëm të situatës momentale të njohjes juridike të gjinisë dhe do të flasin për ndikimet nga procedura juridike ekzistuese për njohjen e gjinisë dhe përvojës nga personat e prekur, si dhe për mënyrën prej të cilës mund të mësojmë nga praktikat e mira.

Related posts

Kasami: Vendimi i Rexhepit erdhi pas presioneve, nuk e di se ku ndodhet (Video)

admin

Ali Ahmeti: Fitore e madhe në Dibrën e madhe

admin

Mediat e Shqipërisë për dorëheqjen e kryeministrit Zaev

admin