14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kuriozitete

Në kërkim të mollës, ariu ia thyen derën e Lamborghinit – sheiku saudit nuk mund të ndalet duke qeshur

Sheiku Humaid Abdullah Albukais nga Emiratet e Bashkuara ka një hobi të pazakontë, rrit arinj, luanë, tigra e gjarpërinj…

Nganjëherë “kafshët shtëpiake” i shkaktojnë probleme derisa luajnë, por gjithçka u falet për shkak të dashurisë së madhe për to që i ka pronari i tyre.

Një ari, që është një prej “kafshëve shtëpiake” të sheikut, investitorit dhe koleksionuesit të veturave të shtrenjta nga Dubai, në lojën e tij ka krijuar një situatë paksa konfuze.

Derisa po kërkonte një mollë, ariu pronarit të tij padashje ia thyen derën e veturës sportive Lamborghini Huracan Performante.

Shumë kanë kritikuar sheikun pse mbanë kafshë të egra, por ai pretendon se ka dashuri të madhe dhe të sinqertë për to dhe se i pëlqen t’i trajtojë si anëtarë të familjes në kopshtin e tij zoologjik privat, që ka sistem të ajrit të kondicionuar dhe gjendet pranë pallatit. 

https://www.instagram.com/reel/CWnoahkJH_8/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/reel/CWsGIvAps1W/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Nëndetësja luksoze Super Sub, është më e shpejtë sesa një delfin

admin

Një diamant i zi 555,55 karatësh që besohet se vjen nga hapësira është në shitje

admin

Reshje bore në Sahara, “batanija e akullt” mbulon dunat – temperaturat bien nga 58 gradë në minus dy

admin