22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Në Dibër rritet jehona e votuesve

Dibër, 14 nëntor – Në orët e pasdites po rritet përqindja e jehonës së votimit të raundit të dytë të sotëm zgjedhor për kryetar të Dibrës.

Sipas Rilind Hasës, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor deri në orën 15 të drejtën e votës e kanë realizuar 29 për qind nga numri i përgjithshëm në listën e vetme zgjedhore, që është për katër për qind më shumë nga raundi i parë zgjedhor.

“Nga gjithsej 19.211 votues të regjistruar të drejtën e votimit e kanë realizuar 5.561 qytetarë apo 29 për qind, që është katër për qind më shumë krahasuar me raundin e parë. Atëherë deri në orën 15 të drejtën e votës e kanë realizuar 4.784 apo 25 për qind”, deklaroi Hasa për MIA-n.

Shtoi se deri tani janë parashtruar nëntë ankesa për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore personale dhe të njëjtat janë pranuar.

Related posts

Radev: Nuk varet nga Bullgaria, por nga vetë RMV-ja nëse do të fillojë negociatat me BE-në

admin

Në spitalin e fëmijëve në Kozle janë të hospitalizuar 19 fëmijë të infektuar me Covid

admin

Dorëheqja e Zaevit, Selimi: E nxituar, s’na duhen turbulenca politike kontesti me Sofjen

admin