12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Në Bullgari, afro 2.000 raste të reja të Kovid-19 në 24 orët e fundit

Në Bullgari janë regjistruar 1.925 raste të reja të infeksionit me Kovid-19 në 24 orët e fundit, prej 13.695 testeve të kryera, sipas të dhënave nga portali i specializuar për informacione.

Të dhënat tregojnë se ka 14 për qind mostra pozitive, ndërsa shumica e të sapoinfektuarve identifikohen nga analiza e shpejtë e antigjenit.

Pas hapjes së “korridoreve të gjelbërta” gjatë fundjavave, numri i personave të vaksinuar është rritur ndjeshëm. Më shumë se 130.000 persona kanë marrë tashmë dozën e parë prej dy vaksinave. Prej tyre, 11.709 persona janë vaksinuar vetëm në 24 orët e fundit. Doza e dytë e vaksinës deri më tani është marrë nga 27.952 persona.

Danço Pençev, drejtor i inspektoratit shëndetësor rajonal në Sofje, deklaroi për televizionin kombëtar bullgar se në muajin mars çdo qytetar bullgar do të ishte në gjendje të zgjidhte se me cilën vaksinë do të imunizohej.

“Nuk ka asnjë problem logjistik në lidhje me vaksinat në Sofje”, është kategorik Pençev

Aktualisht, inspektorati në Sofje ka mbi 5.000 doza të “AstraZenekës”. 12.000 doza të vaksinave “Moderna” priten të enjten dhe rreth 53.000 vaksina të “AstraZenekës” do të mbërrijnë deri në fund të javës, ndërsa javën tjetër priten më shumë vaksina “Komirnat” dhe “Fajzer”.

Më shumë se gjysmë milion doza të vaksinave të ndryshme pritet të hyjnë në Bullgari në muajin mars. Atëherë është mjaft e mundur të arrihet në pikën ku çdo qytetar i Bullgarisë mund të zgjedhë vaksinën për t’u vaksinuar.

Sipas Pençev, ka mjaft vaksina dhe, nëse është e nevojshme, zhvendosja nga pjesë të tjera të Bullgarisë do të bëhet për të përmbushur nevojat e Sofjes.

Bullgaria i pranon sasitë dhe llojet e vaksinave në varësi të marrëdhënieve të dakorduara të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian me prodhuesit.

Dhe mjekët amë bullgarë, dje gjithashtu u bashkuan në vaksinimin masiv kundër Kovid-19 në vend.

Related posts

494 raste të reja me Covid në Maqedoni

Admin

Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Admin

Rreth 1000 të hospitalizuar në Maqedoni, presion më i madh në Tetovë dhe Gostivar

Admin

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com