22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Arsimi dhe Shkenca Bota

Ndiqni drejtpërdrejt eklipsin më të gjatë hënor të këtij shekulli

Eklipsi i sotëm i pjesshëm i Hënës do të zgjasë tre orë e 28 minuta, i cili do të jetë më i gjati në shekullin e XXI-të.

Eklipsi më i gjatë deri më tani ndodhi në vitin 2018 gjersa zgjati një orë, 42 minuta dhe 57 sekonda.

Një eklips i pjesshëm hënor ndodh kur hija e Tokës nuk e mbulon plotësisht Hënën. Në këtë rast, 97 për qind e sipërfaqes së Hënës do të mbulohet.

Në shekullin e XXI-të, midis 2001 dhe 2100, do të ketë 228 eklipse hënore – në disa vite do të ketë dy, dhe në disa vite tre apo edhe katër.

Ndryshe, kujtojmë se në muajin maj të këtij viti pati një eklips të plotë hënor.

Related posts

Disa vende të Ballkanit po përballen ditëve të fundit me rritje të rasteve nga COVID-19

admin

Biden: Më shumë njerëz do të vdesin nga COVID-19, nëse Trump refuzon të dorëzojë pushtetin

admin

Paralajmërimi i pazakontë i politikanit nga Tuvalu, sa i përket ngrohjes globale

admin