Gjithsej 400 kompani të industrisë së përpunimit, tregtisë dhe sektorit IT që i kanë përmbushur kushtet nga Thirrja publike për mbështetje financiare për përforcim të konkurrencës së subjekteve afariste gjatë dhe në periudhën në post-kovid do të marrin mbështetje financiare prej shteti për investimet e tyre në vlerë prej 17,2 milionë euro.
Me masën, e cila është pjesë e setit të tretë të masave ekonomike për mbështetjen e ekonomisë dhe qytetarëve për përballje me Kovid-19, ishte paraparë ndihmë e drejtpërdrejtë shtetërore prej 25 për qind nga investimi i realizuar në periudhën nga marsi i vitit 2020 kur filloi kriza me kovid, dhe deri në fund të vitit 2021. Në thirrjen publike që e publikoi Ministria e Ekonomisë më 31 korrik të këtij viti janë paraqitur mbi 700 kompani. Masa prej 20 milionë euro ishte dedikuar për kompanitë vendore të industrisë së përpunimit, tregtisë dhe sektorit IT, të cilat nuk ishin drejtpërdrejt të prekura nga pasojat e pandemisë, që t’u ndihmohet t’i realizojnë tashmë investimet e filluara apo të planifikuara.
Injeksioni i drejtpërdrejtë financiar, theksoi, do t’u ndihmohet kompanive që në mënyrë shtesë të rriten, të zhvillohen, që do të thotë t’i ruajnë vendet ekzistuese të punës dhe të hapin vende të reja të punës.
“Shteti është këtu të ndihmojë në momentet më të vështira së bashku që ta tejkalojmë këtë krizë, të dalim më të fortë dhe të vazhdojmë me trende pozitive në ekonominë e re zhvillimore të vendit”, potencoi Zaevi.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se Qeveria tregon se kujdeset dhe i mbështet të gjitha kompanitë të cilat në këto momente të vështira investojnë në konkurrencën e tyre.
“Sot e përmbyllim njërën ndër masat kryesore nga seti i tretë i masave ekonomike të cilat Qeveria i miratoi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë ndihmë që e jep Qeveria për rritjen e investimeve dhe për nxitjen e eksportit dhe rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës të kompanive tona do të bëjë investime shtesë prej 89,2 milionë euro në pajtim me planet investuese”, tha Bekteshi dhe shtoi se Ministria e Ekonomisë tashmë i përgatit të gjitha marrëveshjet për çdo investim në pjesën e dekretit.