13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë mjeku i njohur onkolog, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare

Mjeku i njohur onkolog Shahin Kadareja, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një betejë gati njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ka qenë vajza e mjekut Kadare që ka konfirmuar lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”, ku njofton miqtë dhe të afërmit se ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e sotme në orën 15:00.

“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Shahin Kadare. Varrimi bëhet ditën e enjte, dt 18. 11. 2021, ora 12.00 në Tufinë.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funerale Home ALBA 2000, rruga e Dibrës, Nr. 302, pranë Medresesë, të mërkurën ora 15.00- 20.00 dhe të enjten ora 9.00- 12.00.
Vizitat do të zhvillohen ditën e premte deri të dielën, paradite nga ora 10.00 – 13.00 dhe mbasdite nga ora 16.00 – 20.00 në ambjentet e Piazza”, shkruan vajza e të ndjerit.

Doktor Shahin Kadare është një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Ndershmëria, përkushtimi dhe profesionalizimi i tij, e kthyen atë në një autoritet të padiskutueshëm shkencor në fushën e onkologjisë.

Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.

Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990, dhe një nga kritikët e parë të mëdhenj të lidershipit të saj si refuzues i autoritarizmit post-komunist.

Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërish profesionit të mjekut.

Related posts

Arrestohet i dyshuar për vjedhje në Tiranë, i hapte banesat me kartë

admin

Balluku inspekton punimet në Rrugën e Arbrit: Aksi do të hapet më 29 nëntor

admin

“Dikur një ëndërr, sot një realitet”, Pacolli jep lajmin e mirë: Nis sot puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, mega-projekt për ekonominë shqiptare

admin