22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Ndahen certifikatat për këshilltarët e rinj të Dibrës

Dibër, 19 nëntor – Në sallën për takime në ndërtesën e komunës sot në mënyrë solemne është bërë ndarja e certifikatave për anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të komunës së Dibrës.

Anëtarëve të rinj të Këshillit, gjithsej 15, certifikatat ua ka ndarë Rilind Hasa, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor i cili u ka dëshiruar suksese në punë.

“U morëm vesh që seancën konstituive të Këshillit ta mbajmë ditëve në vijim. Do të angazhohemi gjatë miratimit të vendimeve ato të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe komunës sonë”, kanë thënë këshilltarët.

Gjashtë këshilltarët e BDI-së dhe dy të LSDM-së përbëjnë shumicën e re të Këshillit të komunës në Dibër dhe siç kanë paralajmëruar do të jenë zëri i fuqishëm i të gjithë qytetarëve.

Këshilltarët më pas në kafenenë pranë e kanë pirë kafen e parë bashkërisht mes veti.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, gjashtë vende këshilltarësh ka siguruar BDI, pesë Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe nga dy vende LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Related posts

Alternativa javën e ardhshme do të vendosë për hyrje të mundshme në Qeverinë e Zaevit

admin

Apasiev: Kemi shumicë prej 61 deputetëve, me tendencë të bëhen 64

admin

Mickoski: Urgjentisht kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

admin