12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Navalni sërish në gjyq, kësaj radhe për shpifje

Kritiku kryesor i Kremlinit, lideri i opozitës, Aleksej Navalni sot u paraqit në gjykatë nën akuzën për shpifje, që ai e quajti “politikisht të motivuar”.

Javën e kaluar, Navalni u dënua me tre vite burg për shkelje të dënimit me kusht, ndërsa ai arsyetimin e tillë e quajti “trillim”.

Paraprakisht, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi se Rusia është e gatshme t’i ashpërsojë raportet me Bashkimin Evropian nëse vendosë sanksione ekonomike për vendin.

Në aktakuzën për shpifje, Navalni akuzohet për nënçmim të një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili u paraqit në videon promovuese për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese që do t’i mundësonin presidentit rus, Vlladimir Putin edhe dy herë të kandidojë për president.

Navalni i quajti njerëzit nga videoja promovuese “tradhtarë dhe korrupsionistë” dhe i akuzoi autoritetet se kanë përdorur trillime për “njollosjen e tij të mëtutjeshme”.

Ligji është në fuqi dhe nëse shpallet fajtor për akuzat për shpifje, Navalni mund të përballet me dënimin me burg në kohëzgjatje prej dy viteve, por avokati i tij tha se nuk mund ta zbatojë tek klienti i tij sepse kur e ka deklaruar këtë, ligji ende nuk ka qenë i miratuar.

Ende nuk dihet nëse gjykatësit në këtë rast dakordohen me vlerësimin e avokatit.

Përndryshe, për shkak të arrestimit të Navalnit u organizuan demonstrata në mbarë Rusinë, ndërsa aleatët e tij planifikojnë lloj të ri të protestave me ndezje të dritave të telefonave celularë dhe qirinjve në çdo 15 minuta në oborret e tyre dhe në dritare dhe ballkone në mbarë vendin.

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com