10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Bota

NATO’ja reagon pas zhvillimeve të fundit mes Greqisë dhe Turqisë

Greqia dhe Turqia janë pajtuar të shmangin përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës.

Ankaraja dhe Athina kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime, pasi kaluan disa javë mosmarrëveshje rreth eksplorimit të gazit në rajon, njofton REL.

Situata çoi në një ngritje dramatike të tensioneve, duke shkaktuar frikën se konflikti mund të shpërthente, mbase edhe rastësisht.

“Pas një sërë takimesh teknike midis përfaqësuesve ushtarakë të Greqisë dhe Turqisë në Selinë e NATO-s në Bruksel, erdhi deri te krijimi i një mekanizmi dypalësh ushtarak”, tha NATO-ja përmes një deklarate.

Stoltenberg falënderoi të dyja palët për “angazhimin e tyre konstruktiv”.

Njoftimi i erdhi ndërsa udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan bisedimet në kuadër të një samiti mbi marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

Turqia ka shprehur dëshirë për t’u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

Related posts

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

NEFAIL EMINI

Biden: Artikulli i NATO-s mbi mbrojtjen kolektive është një detyrim i shenjtë

NEFAIL EMINI

Merkel në samitin e NATO-s: Fushata propagandistike e Rusisë pjesë e agjendës sonë

NEFAIL EMINI

Takimi Biden-Erdogan pritet që të jetë i tensionuar

NEFAIL EMINI

Jens Stoltenberg: NATO duhet që t’i përgjigjet rritjes së ndikimit të Kinës

NEFAIL EMINI

Jens Stoltenberg: Rusia dhe Kina po veprojnë kundër rendit ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More