15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

NATO në alarm, Rusia vendos bazë ushtarake në Artik, teston armët e saj më të reja

ARTIK– Rusia po grumbullon një forcë të paparë ushtarake në Arktik dhe po teston armët e saj më të reja në një rajon pa akull për shkak të emergjencës së klimës, në një përpjekje për të siguruar bregdetin e saj verior dhe për të hapur një rrugë kyçe transporti nga Azia në Evropë.

Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim të veçantë për ‘super-armën’ ruse, silurën Poseidon 2M39, e cila do të jetë pa pilot dhe do të mundësohet nga një reaktor bërthamor, informon CNN.Ekspertët tregojnë se arma është reale dhe tashmë është në realizim. Kreu i inteligjencës norvegjeze tregoi për CNN se agjensia e ka vlersuar Poisedon si pjesë e llojit të ri të armëve parandaluese bërthamore. Nils Andreas Stensønes shprehet: “Është në fazën e testit. Por është një sistem strategjik i drejtuar në shënjestra të caktuara… Prandaj ka një ndikim përtej rajonit, ku po e testojnë aktualisht”.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha CNN: “Ka qartë një sfidë ushtarake nga rusët në Arktik,” duke përfshirë rindërtimin e tyre të bazave të vjetra të Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e objekteve të reja në Gadishullin Kola afër qytetit të Murmansk. “Kjo ka implikime për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, jo vetëm për shkak se krijon kapacitetin për të projektuar fuqinë deri në Atlantikun e Veriut,” tha zyrtari.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu shprehën shqetësimin në lidhje me orvatjen e dukshme të Moskës për të ndikuar në “Rrugën e Detit Verior” – një korsi transporti që shkon nga midis Norvegjisë dhe Alaskës, përgjatë bregdetit verior të Rusisë, përtej Atlantikut të Veriut. ‘NSR’ potencialisht përgjysmon kohën që i duhet aktualisht kontejnerëve të transportit për të arritur në Evropë nga Azia përmes Kanalit të Suezit.
Ndërtimi i bazës ruse është përputhur me lëvizjet e trupave dhe pajisjeve të NATOS-s dhe SHBA-ve, informon CNN.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com