18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Sport

Napoli fiton me përmbysje ndaj Juventusit, start i tmerrshëm i “Zonjës së Vjetër”

Napoli e ka mposhtur Juventusin në stadiumin “Armando Diego Maradona” me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt.

Ndeshja nisi me një rast të Matteo Politanos që rrezikoi që në minutën e parë, por pa qenë i saktë.

Juventusi shënoi që në rastin e parë, kur një gabim të Kostas Manolas e ktheu në gol Alvaro Morata me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Zonja e Vjetër kishte edhe dy raste shumë të mira në pjesën e parë me Dajan Kulusevskin, por suedezi dështoi nga afër në të dyja rastet.

Në pjesën e dytë Napoli filloi trysnin për të barazuar, duke tentuar të rrezikojë në disa raste.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 57-të, kur goditjen e Lorenzo Insgines e mbron fillimisht Wojciech Szczesny, por nga topi i kthyer shënoi Politani për 1-1.

Insigne dhe Fabian Ruiz rrezikuan, për të treguar se Napoli donte fitoren.

E ky gol erdhi në minutën e 85-të, kur Kalidou Koulibaly shënoi nga afër pas një gabimi të mbrojtjes së Juventusit për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe Napoli mori fitoren e tretë në tri ndeshje.

Në anën tjetër Juventusi ka vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para.

Related posts

Ish futbollisti i Bayer Leverusen, Besiktas dhe Fenerbahce, vret një person dhe plagosë katër të tjerë

Admin

Suedia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, rikthehet Zlatan Ibrahimovic

Admin

Sot kthehet Liga e Kampionëve, tetë ndeshje në orar – spikat takimi Man City-PSG

Admin

Anelka: Mbappe duhet të jetë numri një te PSG, Messi duhet të ndryshojë dhe t’i shërbejë atij

Admin

Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi marrin fitoren e parë për Superligën Evropiane – UEFA heq paditën për komplot kundër tyre

Admin

Benzema dhe Osimhen, sulmuesit më efektivë të shtatorit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com