22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Na shkatërroi fushatën”, Presidenca i përgjigjet Bashës: Hipokriti iu lut në gjunjë Metës me lot në sy për të anuluar zgjedhjet

Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili dje në një intervistë tha se presidenti Ilir Meta e shkatërroi fushatën zgjedhore të opozitës. Këshilltari i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi me anë të një postimi në facebook e quan Bashën “kukull”, teksa e cilëson si kontribuuesin kryesor të Rilindjes. Blushi shkruan “Basha që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje”.

Postimi i plotë

Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

  1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
  2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
  3. Djegia e mandateve të deputetëve;
  4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor; që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje. Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje. Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

Related posts

Tjetër risi nga DPSHTRR, Gonxhja jep lajmin: Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore

admin

Rama shpërndan mesazhin e aktorit Ndrenika: Vaksinimi është një akt dashurie

admin

Dita e 2-të e ‘Open Balkan’/ Takimit i bashkohet edhe Mali i Zi. Rama konferencë me Vuçiç. Axhenda

admin