18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Myftinia e Dibrës: Lotët e zisë nuk ndalojnë

Dibër, 23 nëntor – Pas lajmit për tragjedinë, në të cilin ndërruan jetë 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve katër banorë të Komunës së Dibrës, ngushëllime familjeve të viktimave dhe Muftinisë së Dibrës, prej ku bëjnë të ditur se lotët e zisë nuk ndalen.“Sot u shpërnda një lajm drithërues. U shuan jetë fëmijësh, nxënësish, prindërish dhe çifte bashkëshortorësh.Sot një buzëqeshje e një fëmije më pak, një shok e shoqe klase më pak, sot prindër të sprovuar. O Zot, loti i dhimbjes nuk na pushoi. Ne nuk themi asgjë tjetër pos: “Të Allahut jemi dhe vetëm Atij i kthehemi”, qëndron në shkrimin në faqen zyrtare të myftinisë në Fejsbuk.

Shprehet solidaritet me familjet dhe thuhet se vazhdimisht janë në mendjet e familjeve dhe e lusin Zotin që tu japë durimin, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë.

“Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që të plagosurit t’i shërojë, të vdekurit t’i mëshirojë, të afërmve t’ju falë durim për të përballuar këtë sprovë”, qëndron në shkrimin e Myftinisë së Dibrës.

Në mesin e viktimave, siç konfirmuan edhe nga komuna, janë edhe katër banorë të Komunës së Dibrës, Sade Mustafovski (1971) dhe bashkëshortja e tij Zilija Mustafovska (1973) nga Dibra dhe bashkëshortët Enis Ramanovski (1980) dhe Almira Ramanovski (1984) nga fshati Kosovrast i Poshtëm.

Ramanovski ishte zëvendëskomandant i Stacionit Policor pranë DPB Dibër ndërsa Mustafovski nëpunës i policisë, kolegët e të cilëve me shkrime prekëse përshëndeten prej tyre. 

Related posts

Janë regjistruar 524 të infektuar të rinj, 565 të shëruar dhe nëntë të vdekur nga Kovid-19 në 24 orët a kaluara

admin

VMRO-DPMNE dorëzon 220 amandamente për propozim buxhetin 2022

admin

Aksidenti tragjik në Bullgari, liderët e partive politike në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat

admin