11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Covid-19 Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mutacioni britanik i virusit edhe në Maqedoni, nuk ka vend për panikë

Në një kohë kur situata me Kovid-19 po stabilizohet në vend, është zbuluar lloji britanik i virusit, i cili ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind, por është me një formë më të lehtë.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave të pacientëve pozitivë në kovid në janar, në laboratorin privat për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev” te një kampion është zbuluar mutacion i variantit britanik të virusit SarsKov2. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit për Shëndet Publik pacienti nga 22 janari i vitit 2021 udhëhiqet i shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të rritjes së temperaturës dhe frymëmarrjes së vështirësuar, ka bërë test të shpejtë. Testi është me rezultat pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht më 4 janar të vitit 2021 paraqitet për kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bërë testi PCR i cili është pozitiv, ndërsa pacientë menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 janar në spital i është bërë edhe një test i cili sërish është pozitiv. Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka raportuar kontakte, as nuk ka deklaruar se ka udhëtuar jashtë shtetit.

Laboratori në spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konfirmuar se pacienti dyshohet në ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj është bërë sekuencim të izolatit . Sipas informacionit që e përcollën në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e definojnë variantin britanik janë konfirmuar te izolati i këtij pacienti. Te kampionet e tjera të cilat janë analizuar në laboratorin privat nuk është zbuluar varianti britanik i SarsKov2.

Lidhur me llojin e zbuluar britanik të virusit në vend, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky mutacion i virusit nuk mund të shmanget dhe me siguri do të ndodhë në të gjitha vendet e botës. Theksoi se kjo ishte e pritshme dhe praktikisht e pamundur të mos ndodhte, duke e pasur parasysh që në shumë vende në Evropë dhe në rajon ky tip i virusit është tashmë i pranishëm.

“Nuk ka vend për panik, ne mbetemi të kujdesshëm. Ne edhe tani kemi masa parandaluese që padyshim japin rezultat. Është e vërtetë që ky mutacion i virusit ka një transmetim 70 për qind më të shpejtë, sipas publikimeve në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, ajo që dihet nga literatura është se lloji, forma e sëmundjes është më e lehtë se sa ishte më parë. Por duhet të respektohen masat parandaluese. Është e qartë se mbajtja e maskave, mbajtja e distancës bëhet vërtet e rëndësishme, veçanërisht me këtë formë të mutacionit të virusit. Ne po e monitorojmë nga afër situatën epidemiologjike. Tani për tani nuk do të rekomandojmë një lloj tjetër ose masa shtesë parandaluese, por jemi duke monitoruar se çfarë do të jetë situata”, deklaroi Filipçe.

Nëse situata përshkallëzohet, theksoi Ministri, sistemi shëndetësor është gati dhe i vendosur, ndërsa në çdo moment repartet e lira mund përsëri të bëhen kovid-qendra. Theksoi se pasi mutacioni është zbuluar në një vend, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm edhe në vende të tjera.

“Mutacioni jo gjithmonë duhet të importohet nga disa prej vendeve. Mutacioni shpesh ndodh në secilin prej vendeve, vetë virusi tenton të pëson mutacion sepse e kërkon rrugën e transmetimit dhe mund të përballet ndoshta në ndonjë mini mjedis dhe në një formë të imunitetit. Në atë kuptim, nuk është çudi që mutacioni të jetë nga një zonë e caktuar. Personi nuk është patjetër të kishte kontakte ose të udhëtonte që virusi të ndryshojë. Në fakt, mutacionet tashmë të konstatuara në vendin tonë, 20 lloje që janë zbuluar nuk janë importuar fare, por janë praktikisht mutacione që vijnë nga këtu dhe janë autentike”, shtoi Filipçe.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e kaluara, janë regjistruar 394 raste të reja me Kovid-19 nga 2236 teste të kryera, nëntë kanë vdekur dhe 387 pacientë janë shëruar. Në repartet infektive në vend mjekohen 584 pacientë me Kovid-19.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com