34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Mustafa publikon letrën e dërguar nga Mogherini rreth kompetencave të Asociacionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka publikuar të enjten një letër që ka thënë t’i ketë dërguar ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Frederica Mogherini, lidhur me kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur ky i fundit të jetësohet.

Mustafa ka thënë të ketë pranuar këtë letër më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për parimet kryesore të Asociacionit.

“Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacionit/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacioni/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, thuhet në letrën e publikuar nga kreu i LDK-së.

Mustafa ka thënë se të njëjtin dokument ia ka prezantuar edhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, gjatë një takimi të zhvilluar më 15 tetor në Prishtinë.

Mes tjerash Mustafa ka thënë se këtë letër nuk e ka bërë publike më herët, pavarësisht pse ka thënë të ketë pranuar akuza për arritje të marrëveshjes.

“Dua të theksoj se këtë letër nuk e kam bërë publike në kohën kur akuzohesha nga VV dhe partitë e tjera të opozitës për këtë marrëveshje, sepse ato akuza i kam konsideruar të pabaza dhe vetëm si një kauzë politike kundër Qeverisë që e drejtoja”, ka deklaruar ai.

Deklarata e Mustafës, i cili ka mbajtur edhe pozitën e kryeministrit të Kosovës atëbotë, vjen pasi Lajçak ka deklaruar të enjten se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është obligim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.

Lajçak tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionit t Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Mirëpo, para se të ndodhë kjo, Lajçak ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të fillojnë diskutimin për statutin e Asociacionit, si dhe t’i përfundojnë të gjitha çështjet e tjera të rëndësishme për këtë proces.

“Gjëja tjetër është të diskutojmë mbi statutin dhe kjo është ajo që ne presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit. Pra, kjo do të thotë që zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit, do të pasojë nënshkrimin e marrëveshjes. Por, detajet e Asociacionit duhet të dakordohen si pjesë e negociatave, sepse nuk duhet të mungojë qartësia e ndonjë çështjeje në momentin e nënshkrimit ”, ka deklaruar Lajçak në Prishtinë.

Pas takimit që pati me Lajçak, të martën më 13 tetor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se formimi i Asociacionit nuk do të bëhet pa arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje, sipas Hotit, duhet të përfundojë me njohje të dyanshme.

“Asgjë nuk fillon të zbatohet derisa nuk përmbyllet marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Hoti.

Marrëveshja e Brukselit është dokumenti i parë mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar më 2013 në Bruksel.

Një nga pikat kryesore ishte formimi i Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Në vitin 2015, Serbia dhe Kosova arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit e këtij Asociacioni.

Por kjo marrëveshja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e cila ka konstatuar se në 23 pika të marrëveshjes, parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Related posts

Sekretari i Shtetit Blinken drejt Evropës për Konferencën e Libisë

NEFAIL EMINI

Kina u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me monedha virtuale

NEFAIL EMINI

Televizioni bullgar: Nuk priten ndryshime në qëndrimet e Sofjes

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm kroat: Është koha që Evropa t’i heqë vizat qytetarëve të Kosovës

NEFAIL EMINI

Ivca Daçiq: Është shumë e vështirë të arrihet një konsensus me Kosovën

NEFAIL EMINI

Bitcoin shënon një tjetër rekord negativ

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More