14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Teknologji

Musk thotë se ka pezulluar përkohësisht procedurat e blerjes së Twitterit

Elon Musk ka pohuar se blerja e Twiiter për 44 miliardë dollarësh është “në pritje” shkaku i një raporti mbi numrin e madh të llogarive të padëshiruara dhe false në rrjetin social.

“Marrëveshja me Twitterin përkohësisht është në pritje pasi po presim detaje që mbështesin vlerësimin se llogaritë e padëshiruara/fake janë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”.

Twitter dha një përditësim rreth numrit të përdoruesve fals në platformë, duke thënë se “ne kemi kryer një rishikim të brendshëm të një kampioni llogarish dhe vlerësojmë se mesatarja e llogarive false ose të padëshiruara gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 përfaqësojnë më pak se 5% të mDAU [përdoruesve aktivë ditorë të mundshëm] gjatë tremujorit”.

“Pasi të përcaktojmë se një llogari është e padëshiruar ose ka qëllim të keq apo është fals, ne ndalojmë së numëruari atë në mDAU-në tonë ose metrika të tjera të lidhura me të”, shkruan në deklaratë.

Miliarderi beson se oferta për gjigantin e mediave sociale është shumë e lartë nëse rezulton se kompania ka nënvlerësuar përqindjen e përdoruesve që janë llogari të padëshiruara.

MDAU është një metrikë kyç në përcaktimin e vlerës së kompanive të mediave sociale, pasi përdoret për të ndihmuar në llogaritjen e sasisë së të ardhurave nga reklamat që platforma është në gjendje të bëjë.

Related posts

iPhone X me port USB-C shitet për 86,001 dollarë

admin

Çmimi i PlayStation 5 ka shkuar deri në 10 mijë dollarë

admin

Honor 60 do të prezantohet më 1 dhjetor, priten tre versione

admin