12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mundësohet import i vaksinave kundër Kovid-19, aktivë 7 mijë e 766 raste

Kushte për importin e vaksinave për Kovid-19 me Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore, që dje është miratuar me konsensus në Kuvend.

Në Propozim ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore, me procedurë të shkurtër prezicohet se për vendosjen e vaksinës për SARS COV 2 në qarkullim, krahas personave juridik të paraparë më parë, kërkesë mund të parashtrojë edhe prodhuesi i ilaçeve me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues juridik i prodhuesit me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filiali i prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë vendit dhe përfaqësi tregtare të prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zoran Zaevi në intervistën për revistën “Kapital” thotë se sigurojnë vaksina në të gjitha mënyrat e mundshme dhe nga të gjitha burimet e mundshme të cilat bota i përdor dhe të cilat pa dyshim tregojnë rezultate dhe janë dëshmuar se janë të sigurta.

Presim që vaksinat nga disa prodhues të disponueshëm në vend të arrijnë në vend gjatë muajit shkurt dhe unë besoj se e para do të jetë vaksina “Fajzer” dhe vaksina “Sinofarm”.Ne jemi plotësisht të përgatitur për sasitë e para në aspekt të ruajtjes së tyre në kushte të përshtatshme, në aspekt të procedurave ligjore-procedurale dhe natyrisht në aspekt të planit organizativ për vaksinimin. Kjo është arsyeja pse ne bëmë ndryshimin në Ligjin për Barnat sepse politika globale e prodhuesit të vaksinave Fajzer, me të cilin kemi një marrëveshje, kërkon që ajo të aplikojë si përfaqësuese ndërkombëtare dhe jo përmes një kompanie të regjistruar në vendin tonë,” tha Zaevi.

Sipas tij, ndryshime pozitive shtesë njoftohen gjithashtu nga “Fajzer” për t’u kthyer në orarin fillestar të dërgesave të vaksinave në Bashkimin Evropian me një detyrim për të filluar dërgesat më 15 shkurt për të përmbushur kontratën për shpërndarjen e sasive të dakorduara .

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive të rasteve me kovid në shtet është 7.766, prej të cilëve 4.014 janë në Shkup. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 61 raste të reja me Kovid-19, prej 675 testeve të bëra. Kanë vdekur edhe 11 persona, ndërsa janë regjistruar 440 të shëruar.

Siç kumtuan dje nga MSH, në repartet infektive në vend janë shtruar 595 pacientë me Kovid-19 prej të cilëve 252 në Shkup.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 92.753, numri i pacientëve të shëruar është 82.121, të vdekurve 2.866.

Related posts

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

Haraçina me 49 për qind dalje në zgjedhjet për kryetar komune

Admin

Arben Taravari pas votimit: Do të festojmë të gjithë së bashku

Admin

Stoev: Formimi i partisë së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është mënyra e vërtetë për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Tearcës

Admin

KSHZ merr vendim: Do të vazhdohet të votohet deri në orën 19:30

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com