24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

MSHIA: Përmes sistemit elektronik, qytetarët do t’i paraqesin problemet me administratën publike

Shkup, 10 nëntor – Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) informoi se së shpejti do të vendosin një kanal të ri digjital, të dedikuar për qytetarët, i cili do t’u mundësojë që në çdo kohë, ‘online’ të paraqesin problem ose ankesë lidhur me institucionin publik, si dhe të raportojnë problem gjatë procedurës së marrjes së një shërbimi të caktuar nga administrata publike.

“Me këtë sistem do të përmirësohet transparenca në aspekt të mënyrës së të vepruarit të organeve të administratës shtetërore, në mënyrë të tillë që komunikimi dhe procesi i zgjidhjes do të jetë në mbikëqyrje të qytetarëve dhe të personave juridik, me qëllim që të krijohet “presion pozitiv” për tejkalimin e problemeve. Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat e nevojshëm për të kontribuar në rritjen e efikasitetit të administratës publike, e cila tërësisht punon në shërbim të qytetarëve”, njofton MSHIA.

Related posts

Antikorrupsioni ka regjistruar 710 raste të mos paraqitjes së listës anketuese për gjendjen e pronës

admin

Xhaferi e mbylli seancën, nuk votohet mosbesimi, vazhdon Qeveria aktuale!

admin

Komitova: Zjarri në autobusin është shumë i çuditshëm, është përhapur shumë shpejtë

admin