30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Politika

MSH e RMV: Laboratorët punojnë me kapacitet të rritur dhe me numër të mjaftueshëm të testeve

Të gjithë laboratorët shtetërorë disponojnë me numër të mjaftueshëm të testeve për Kovid-19, ndërsa dukshëm janë rritur edhe kapacitetet e laboratorëve shtetërorë të cilët kryejnë testime për Sars Cov-2, Kovid-19, informon Ministria e Shëndetësisë (MSH).

“Në statistikën e djeshme, nga gjithsej 3.294 testime, në laboratorë shtetërorë ishin bërë gati 1.800 teste, prej të cilëve vetëm në Institutin e Shëndetit Publik 1.310, ku këto ditë gati dyfish është rritur kapaciteti”, thonë nga MSH.

Përkujtojnë se që nga fillimi i javës së kaluar në Institutin e Shëndetit Publik funksionon edhe një repart pranues me laborant dhe administrator.

“Me këtë dukshëm u përshpejtua procedura për marrjen e strishove për Kovid-19 dhe u rrit numri i testimeve në bazë ditore në këtë institucion, por edhe në QSHP Shkup”, theksojnë nga Ministria.

Vala e vjeshtës, shtojnë, i mbush laboratorët, por edhe kapacitetet spitalore për çka bëjnë thirrje për përgjegjësi nga ana e qytetarëve dhe respektimin e masave për mbrojtje

Related posts

Kyçyk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

admin

Stoltenberg: NATO-ja vazhdon ta mbështesë përgjigjen civile të pandemisë KOVID-19

admin

Zaharieva: Fushata antibullgare në Shkup nuk është ndaluar, në momente po përkeqësohet!

admin