9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

MPB së shpejti bëhet me laboratori moderne për forenzikë

MPB do të bëhet me një ndërtesë krejtësisht të re për nevojat e repartit për ekspertiza dhe hetime kriminalistiko – teknike. Përfitim do të ketë edhe sistemi juridik sepse shërbimet që i ofrojnë laboratoritë forenzike janë kyçe në të gjitha procedurat e Prokurorisë, por përfitim më të madh kanë qytetarët, informon Zhurnal.

Hapësirat e reja do të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme për magazinim, trajtim, përpunim dhe arkivimin e dëshmive, që do të mundësojë zbatim të drejtë të procedurave operative dhe sistemeve për kontroll në përputhje me propozimet e dhëna, me çka do të konfirmohen dhe bazat për akreditim të laboratorisë sipas standardeve të BE-së.

Sipas ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski, koncepti i tillë i shërbimeve të forenzikës, njëherit do të mundësojë dhe pjesmarje pa pengesë në projektet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe thellim të bashkëpunimit me shërbimet forenzike nga rajoni dhe BE.

“Formimi i ekupeve të përbashkëta forenzike, të cilat do të punojnë në përputhje me procedurat e harmonizuara dhe standardizuara, do të rezultojë në efikasitet të rritur dhe efektivitet në veprimet hetuese dhe zbuluese”, ka deklaruar ministri Spasovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

Mickoski nuk beson se Zaev do të heq dorë nga pozita e kryeministrit

Admin

Shilegov: QKM me planetarium të ri për vizitorët më të rinj

Admin

Shuhet zjarri në Parkun e Qytetit

Admin

Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme në Veles

Admin

MPJ e Maqedonisë: Protokolli i ri me BE-në me përfitime të reja për bizneset për qasje në tregjet evropiane

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com