13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Moti me vranësira dhe erë me reshje lokale shiu

Shkup, 24 nëntor – Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët, paradite në juglindje me reshje lokale shiu. Në fund të ditës vranësirat pjesërisht do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriorë, ndërsa pasdite erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga një deri në shtatë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga shtatë deri në 10 gradë.

Në Shkup kryesisht vranësira, paradite me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriorë. Deri në fund të ditës vranësirat pjesërisht do të ulen.. Temperatura minimale do të zbresë deri në tre, kurse maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Për shkak të valës së lagësht nga e premtja do të ketë reshje të herëpashershme shiu, sidomos në pjesët perëndimore, ku në malet më të larta reshjet herë pas here do të kthehen në borë.

Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila do të shkaktojë temperatura ditore pak më të larta gjatë fundjavës.

Related posts

Spasovski: Një ekip i MPB-së tashmë është rrugës për në Bullgari

admin

Strategjia nacionale për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

admin

Prezantim nga hulumtimi “Njeriu i popullit: Analizë e opinionit publik për kërkesat e qytetarëve

admin