24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Mot i ndryshueshëm i vranët, nga e hëna me shi

Shkup, 20 nëntor – Moti sot paradite do të jetë mesatarisht i vranët, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri 7, ndërsa ajo maksimale prej 11 deri 18 gradë.

Në Shkup, herët në mëngjes moti do të jetë i vranët, ndërsa deri në mesditë vranësirat do të ulen dhe pasdite moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 15 gradë. 

Të dielën mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë moti me diell. Nga e hëna vranësira do të rritet dhe do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut.

Related posts

Taravari: Kemi zëvendësim për Kastriot Rexhepin, kjo Qeveri do të bie!

admin

Maqedoni: Hetimi i Policisë Financiare zbulon aferën prej 1.5 milion eurove

admin

Ibrahimi: Alternativa është parti opozitare, vazhdon të mbetet e tillë

admin