23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

Tetovë, 29 korrik  – Këtë javë numri i personave të hospitalizuar për shkak të Kovid-19, arriti numër dyshifror. Deri sot në mesditë 11 persona për me pasqyrë të rëndë klinike mjekohen në repartin infektiv në Tetovë.

“Në repartin infektiv për momentin janë të hospitalizuar 11 pacientë me pasqyrë të rëndë klinike dhe me mbështetje oksigjeni. Pacientët të cilët kanë ardhur në fazë përfundimtare, paraprakisht të mjekuar tek mjekët amë dhe kur kanë ardhur këtu, kanë ardhur në gjendje të rëndë. Menjëherë kanë filluar me terapi dhe mbështetje oksigjeni. Ata janë të moshave të ndryshme, megjithatë dominojnë të rinjtë dhe kemi pacientë prej 30 deri 40 vjeç dhe midis 50 dhe 60, ndërsa më të moshuarit janë 70 vjeç.  Po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, gjithçka duhet është dhënë, shpresojmë se do të luftojmë me sëmundjen e tyre, megjithatë koha do të dëshmojë”, deklaroi sot dr. Fanka Djuzhenko, infektologe në Repartin infektiv në Tetovë.

Ajo vlerëson se nuk ka respektim të rekomandimeve dhe masave dhe prandaj në mënyrë drastike është rritur numri i të hospitalizuarve në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në Tetovë janë 100 raste aktive me Kovd-19, ndërsa deri më tani janë prekur 7402 persona. Kanë vdekur 336 qytetarë. 

Related posts

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Admin

Kaloi më shumë se gjysma e kohës, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar më pak se një milion banorë

Admin

A po ashpërsohet fushata ende pa filluar ?

Admin

Nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit kthehen në bankat e shkollës

Admin

Ruskovska: Së shpejti padi për Rashkovskin

Admin

Galloway: Reformat të domosdoshme, jo për BE-në, por për një jetë më të mirë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com