22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Mos më vrit, nuk dua të bëhem engjëll”/ U vra barbarisht nga fqinji, qytetarët ndezin qirinj në para kryeministrisë për 8-vjeçarin Mateo

Vrasja e 8-vjeçarit Maeto, nga fqinji Klodian Çalamani padyshim që ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që iu bashkuan familjes së vogëlushit ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Fierit, ku pritej të vinte vrasësi. Mirëpo, ai nuk erdhi dhe vendimi ndaj tij, si rrallë herë, u dha në mungesë. Sakaq, mbrëmjen e kësaj të premteje, qytetarë të Tiranës kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, shihet se si në krye qëndron portreti i të miturit dhe anash saj, qirinj të shumtë. Një pankartë aty pranë portretit ka të stampuara fjalët prekëse: “Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll”. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar dënimin me varje ose vrasje për autorin e këtij krimi të rëndë, por ky akt bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e kësisoj nuk mund të realizohet.

Kryeministri Rama, në reagimin e tij mbi këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të bëjnë punën dhe të dënojnë maksimalisht Çalamanin. Ai kërkoi që strukturat të angazhohen në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Related posts

SPAK kërkon 12 vite burg për bashkëpuntorin e ‘Habilajve’

admin

‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i bashkohet konferencës online

admin

Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në ‘Sheshin Skënderbej’, Nikolla: Rikthimi i dënimit me vdekje?! Nuk është gjëja e duhur! Nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta

admin