15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Mos figurimi i bullgarëve në regjistrim, shkas për bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së!?

Në Maqedoni të Veriut tanimë ka filluar regjistrimi i popullsisë, ndërsa qytetarët mund të shprehin përkatësinë e tyre etnike dhe bindjen fetare, si dhe patundshmëritë e tyre.

Në regjistrimin e popullsisë në vendin tonë, në grafën etnike figurojnë gjithsej 7 kombe. Ato janë: Maqedonas, shqiptar, turk, serb, vlleh, rom dhe boshnjak.

Në grafën etnike siç mund të vëreni mungon përkatësia etnike bullgarë. E për këtë kanë reaguar ashpër përfaqësuesit politik të Bullgarisë të cilët thonë se kjo është diskriminim i popullit bullgar në Maqedoni dhe shkelje e të drejtave të njeriut, duke mos i dhënë mundësi të shprehë përkatësinë e tij etnike, shkruan Zhurnal.

Diplomatja bullgare Ekaterina Zaharieva ka dërguar akuza ndaj vendit tonë, duke thënë se në shekullin 21 është turp që qytetarëve bullgarë të mos u jepet e drejta të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev madje ka bërë thirrje të mblidhet shërbimi i sigurisë së Bullgarisë, dhe të marin masa për t’i dalë në ndihmë popullit bullgar në Maqedoni.

Por a ishte i drejtë apo gabim ky veprim i ESHS-së për mos vendosjen e grafës etnike bullgare në listën e regjistrimit?

A thua vallë kjo përplasje rreth popullit bullgar në Maqedoni mund t’i ashpërsojë edhe më tej marrdhëniet mes dy vendeve?

Në lidhje me këtë, ish diplomati Muhamed Halili shprehet se mos vendosja e grafës etnike bullgare në listën e regjistrimit, është një gabim i Entit Shtetëror të Statistikave, dhe se kjo gjë mund përsëri të përmirësohet.

Anashkalimi i bullgarëve në regjistrim sipas tij, nuk është i rastësishëm.

“Asgjë nuk bëhet me rastësi. Në regjistrimin e deritanishëm kanë figuruar rreth 1500 bullgarë, është dashur të vendoset edhe grafa bullgare. Ekziston mundësia, edhe pse nuk është paraparë me ligj por aty ku shkruan “të tjerë”, të shkruhet bullgarë por për këtë duhet të jepen instruksione nga ESHS”, shprehet Halili për Zhurnal.

Halili më tej shton se ky “gabim” mund t’i kushtojë Maqedonisë me bllokim të rrugës evropiane nga ana e Bullgarisë.

“Pse nuk është vendosur nuk e di por megjithatë kjo mund t’i ashpërsojë edhe më tej marrdhëniet mes dy vendeve. Mendoj se është bërë gabim dhe kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e mëtutjeshme të kontestit, i jepet shkas Bullgarisë që të hapë gojën dhe të thotë se janë të diskriminuar dhe nuk mund të shprehin identitetin e tyre kombëtar.

Kjo gjë ende ka kohë të përmirësohet sepse reagimi i Bullgarisë është shenjë se do ta pengojnë vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian sepse nëse ti nuk i jep mundësi të shprehet, ai të bllokon edhe më tutje”, shprehet Halili për Zhurnal.

Ndryshe sot nuk mungoi dhe reagimi i krerëve shtetëror lidhur me akuzat nga Bullgaria.

Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Stevo Pendarovski u shprehën se është e papranueshme që një shtet të përzihet në çështjet e brendshme të një shteti tjetër.

Pendarovski thotë se deri tani janë monitoruar nga Faktori Ndërkombëtar dhe asnjëherë nuk kanë patur vërejtje për shkelje të të drejtave të njeriut.

Por një gjë është e sigurtë, marrdhëniet mes dy vendeve nuk po gjejnë një dritë në fund të tunelit, dhe për Evropë, qytetarët duhet të presin edhe shumë kohë.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com