24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Moraçanin: Pres dorëheqjen e Zaevit, nuk votojmë për rrëzimin e Qeverisë

Shkup, 9 nëntor – Deputetja e DOM, Maja Moraçanin sot në një emision në TV Telma, u shpreh se pret dorëheqje përfundimtare nga kryeministri Zaev të cilën e paralajmëroi menjëherë pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor në shumicën e komunave të cilat i humbi, informon Zhurnal.

Siç shprehet Moraçanin, Zaev mori përgjegjësi mbi vete dhe paralajmëroi tërheqje ndërsa zvarritja e kësaj sipas saj, nuk është në të mirën e vendit përshkak edhe presionit të opozitës.

“Kryeminsitri Zoran Zaev mori përgjegjësi dhe paralajmëroi se po tërhiqet, ai ishte decid se po jep dorëheqje dhe pres që kjo të ndodhë, e më vonë të realizohet edhe në Kuvend, kështu nuk durohet, nuk ecin proceset dhe ka presion nga opozita dhe kjo nuk është në interes ët shtetit dhe qytetarëve”, tha Moraçanin.

Ajo shprehet se të enjten do të shihet se a ka siguruar 61 nënshkrime opozita në krye me VMRO-DPMNE-në apo ajo ndërsa partia e saj nuk do të mbështesë një gjë të tillë.

“Ne jemi pjesë e shumicës aktuale dhe nuk votojmë për rrëzimin e Qeverisë, Maqedonisë i nevojitet stabilitet, veçanërisht kur ka krizë serioze ekonomike, si dhe procese euroatlantike, qytetarët na zgjedhin që të shkojmë nga zgjedhjet në zgjdhje, kërkojnë të kemi stabilitet dhe nuk konsideroj se zgjedhjet janë zgjidhje”, shtoi ajo.

Sipas saj, pjesmarja e pavarur në zgjedhjet lokale është proces demokratik ndërsa arsyeja është të dilet nga bota bardh e zi e të dy partive.//zhurnal.mk

Related posts

Borisov: BE-ja do ta poshtërsojë Bullgarinë për Maqedoninë e Veriut

admin

Dimitrovi nga Beogradi: Bashkëpunimi rajonal është një histori absolutisht evropiane

admin

Kryeministri holandez Rute mbërriti për vizitë në vend, vijon takimi në Qeveri me Zaevin

admin