39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Molliqaj për policin që e goditi shkelm: I thashë a je me Vetëvendosjen?

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur lidhur me policin të cilin e sulmoi fizikisht, për të cilin aludon se ka qenë i implikuar me politikën.

Molliqaj, në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se nuk i ka ngjarë të sulmojë zyrtarë policorë në 17 vitet e karrierës së tij politike.

“I kam 17 vjet përvojë politike, personalisht asnjë nuk e kam sulmuar. Shpresoj të jetë e fundit, sepse nuk dëshiroj të sulmojë apët. I njëjti polic e sulmon Zgjim Hysenin. E pashë që polici ka një zell, dhe i thashë çka ki dhe a je me Vetëvendosjen. Besoj që ai polic duhet të shkarkohet edhe të dënohet. Për veprimet e mia le të merret Prokuroria”, ka thënë kryetari i PSD’së.

Ndaj Molliqajt ishte shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai tregon se kishte qëndruar në burgun e Ferizajt pasi që në Prishtinë nuk kishte vend.

“Isha në Ferizaj për shkak se në qendrën e ndalimit në Prishtinë nuk kishte vend, dhe më dërguan në Ferizaj. Aksioni I PSD-së ishte i drejtë, i nevojshëm. Ndërhyrja e Policisë ishte e tepruar. Inspektorati është i vetëmi organ që nuk është prekur nga dora e Xhelalit dhe Albin Kurtit. Presioni publik e ka bërë të vetën. Inspektorati e ka shkarkuar udhëheqësin e aksionit për dhunën që u përdor. Dhuna ndaj aktivistëve u vazhdua edhe në veturat e Policisë së Kosovës deri në stacionin e Policisë”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ai shtoi se reagimi i Qeverisë për dhunën që u ushtrua ndaj aktivistiëve erdhi vetëm pasi Inspektorati shkarkoi udhëheqësin e aksionit policor.

Related posts

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Admin

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Admin

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Admin

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Admin

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

Admin

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More